“Shqipëria e fundit për infrastrukturën”, Tabaku: Duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit

Data

Ajo u shpreh se vendi ynë ka investimet më të larta në infrastrukturë dhe koston më të lartë të rrugëve, është e fundit sa i përket standardeve dhe përfundimit të rrjetit dhe të të gjithë rrjetit të ndërlidhur me rajonin.

Duke cituar raportin e OSBE, Tabaku shtoi se Shqipërisë i duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit, 15 vite edhe për ujësjellës kanalizimeve, për infrastrukturën dhe për energjinë.

Tabaku: Raporti i OECD, i cili publikoi se ku ndodhet Shqipëria dhe treguesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE, e lë Shqipërinë të fundit në rajon. Kur flasim për integrimin që do të arrijmë për dy apo tre dite, realiteti është ndryshe. Sot çdo qytetar shqiptar ka të ardhura 37% të mesatares së BE, PBB është 40% i vendeve të BE, por Shqipëria në të gjithë elementet është pas. Por elementi ku është e fundit në rajon është infrastruktura.

Megjithëse Shqipëria ka investimet më të larta në infrastrukturë dhe koston më të lartë të rrugëve, është e fundit sa i përket standardeve dhe përfundimit të rrjetit dhe të të gjithë rrjetit të ndërlidhur me rajonin. Raporti i OSBE thotë se Shqipërisë i duhen të paktën 15 vite që të ketë standardet minimale të rajonit, 15 vite edhe për ujësjellës kanalizimeve, për infrastrukturën dhe për energjinë. Për të gjithë elementet e infrastrukturës Shqipëria është e fundit. E kuptoni sesa larg ndodhet Shqipëria nga marrja e pasaportës evropiane

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related