Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka zhvilluar një takim në Kongresin Amerikan me kongresmenin Robert Aderholt, ku ka ngritur shqetësime serioze mbi situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.
Gjatë takimit, Xhixho theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vënë theksin te roli kyç i SHBA-së në mbështetjen e sigurisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend.
Deputetja denoncoi ndikimin në rritje të karteleve të drogës dhe krimit të organizuar në Shqipëri, duke nënvizuar se këto struktura përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe institucionet demokratike. Sipas saj, lufta kundër krimit të organizuar duhet të mbetet prioritet absolut në axhendën e sigurisë, me mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Xhixho ishte, sipas saj, përdorimi i drejtësisë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama si mjet për të goditur kundërshtarët politikë, duke vënë në rrezik shtetin e së drejtës dhe balancën e pushteteve.
Ajo theksoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Europian, duhet të fokusohet në reforma reale dhe jo formale, që forcojnë demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e mirë.
Në përfundim, Xhixho nënvizoi se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet jetik për të ardhmen e vendit dhe duhet të ndërtohet mbi parime të qarta transparence, sundimi të ligjit dhe respektimit të standardeve demokratike.