Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje të rëndësishme lidhur me procesin e përgatitjes së zarfave për votat e diasporës, duke sqaruar se si do të zhvillohet ky proces.
Celibashi tha se fletët e votimit për diasporën do të mbërrijnë më 7-8 prill, ndërsa afati për dërgimin e tyre është deri më 17 prill. Kthimi i votave do të mbyllet më 11 maj. Ai siguroi se KQZ do të organizojë dhe monitorojë çdo hap të këtij procesi, duke theksuar se do të ketë faza të shumta monitorimi dhe kontrolli.
Ai përmendi gjithashtu që operatori i shërbimit postar do të kryejë një kontroll të tretë të përgatitjes së dokumentacionit. Zarfet do të përgatiten dhe do të shpërndahen në Pallatin e Sportit, i cili do të ndahet në 12 zona që përkojnë me qarqet zgjedhore, në mënyrë që të ruhet një proces i qartë dhe i sigurt për numërimin e votave më pas.
