Gazetari Artan Hoxha deklaroi se shkarkimi i Belinda Ballukut ishte e vetmja zgjidhje që i kishte mbetur kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se ajo ishte “e ezauruar politikisht”.
Sipas tij, Rama i dha kohë sa mundi ish-zëvendëskryeministres, por zhvillimet e fundit dhe presioni publik e bënë të pashmangshëm largimin.
Hoxha theksoi se ekziston mundësia që SPAK të rëndojë akuzat ndaj Ballukut, duke përmendur se dosja përmban rreth 16 mijë faqe dhe se deri tani niveli i akuzave të bëra publike është minimal krahasuar me informacionin që mund të përmbajë hetimi.
