“Shtëpitë e barit” në Shkodër, përplasje mes Policisë dhe OSHEE: Punonjësit po arrestohen gjatë aksioneve

Data

Fenomeni i të ashtuquajturave “shtëpi bari” vijon të jetë në rritje në qarkun e Shkodrës, duke zëvendësuar gjithnjë e më shumë kultivimin tradicional të kanabisit në ambiente të hapura.

Gjatë një takimi të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër drogës në Policinë e Shkodrës, drejtuesit e policisë prezantuan bilancin e aksioneve të zhvilluara kundër kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Sipas nëndrejtorit të policisë së Shkodrës, Akil Kalo, gjatë vitit 2026 janë kryer 4470 kontrolle, krahasuar me 1624 kontrolle në vitin 2025. Gjatë këtyre operacioneve janë zbuluar 5 raste të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, ndërsa janë asgjësuar 1529 bimë dhe 555 kubikë të dyshuar për kultivim.

Po ashtu, 18 persona janë referuar në prokurori si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megjithatë, gjatë takimit u evidentua edhe një përplasje mes policisë dhe përfaqësuesve të OSHEE. Përfaqësuesi i këtij institucioni, Gjon Bala, ngriti shqetësimin se në shumë raste, gjatë zbulimit të shtëpive të barit ndalohen edhe punonjës të OSHEE-së.

Sipas tij, në shumicën e rasteve këta punonjës lirohen nga gjykata për mungesë provash ose hetohen në gjendje të lirë, çka sipas institucionit krijon vështirësi në mbarëvajtjen e punës.

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026, Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe goditur pesë raste të “shtëpive të barit”, një fenomen që sipas autoriteteve po përhapet gjithnjë e më shumë si mënyrë për të fshehur kultivimin e kanabisit nga kontrollet policore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related