Harruan mikrofonat hapur, zbulohet biseda private e Trump me Macron

Data

Përpara një takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shtatë udhëheqës evropianë diskutuan përfundimin e luftës në Ukrainë, një mikrofon kapi presidentin e SHBA-së dhe Presidentin francez Macron në një bisedë private.

“Mendoj se ai Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron një marrëveshje”, i tha Trump Emmanuel Macronit në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. “Mendoj se ai dëshiron një marrëveshje, për mua, e dini? Sado e çmendur të tingëllojë kjo.” Detaj i pabesueshëm i kapur në mikrofon në momentin kur Trump dhe Macron menduan se askush nuk mund t’i dëgjonte Deklarata, e cila sugjeron se Trump beson se Putin dëshiron ta kënaqë personalisht politikisht, ofroi më shumë informacion mbi pikëpamjen e Trump për takimin e javës së kaluar me presidentin rus në Anchorage të Alaskës.

Duke folur për NBC, menjëherë pas takimit historik në Shtëpinë e Bardhë, presidenti francez dha perspektivën e tij mbi atë moment. “Çfarë ju kalonte nëpër mendje në momentin që presidenti Trump jua tha këtë?” e pyeti një gazetar i NBC-së Emmanuel Macronin. “Presidenti juaj është shumë i bindur se mund ta arrijë këtë marrëveshje, e cila është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne. Por do ta përsëris.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related