Basha për akuzat e Berishës: Pasi i fali zgjedhjet Ramës, vazhdon të jetë aseti i…

Data

Basha për akuzat e Berishës: Pasi i fali zgjedhjet Ramës, vazhdon të jetë aseti i vetëm i kryeministrit më të korruptuar në Europë

Kreu i demokratëve euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, nëpërmjet mediave që kontrollohen prej tij. Basha shprehet se Berisha është kthyer në asetin e vetëm të kryeministrit më të korruptuar të Europës. Sipas tij, mashtrimet linçimi gjuha e urrejtjes, janë e vetmja strategji që Berisha ka për të mbrojtur veten dhe për të mbajtur Ramën në pushtet, si mburojë për hallet e përbashkëta. “Pasi ia fali zgjedhjet Ramës në 14 Maj, po ashtu edhe në Kamëz me policin e radhës, Berisha përdor dordolecët e tij mediatik për të më sulmuar mua, ndërkohë që është kthyer në asetin e vetëm të kryeministrit më të korruptuar të Europës. Mashtrimet, linçimi gjuha e urrejtjes, janë e vetmja strategji që Berisha ka për të mbrojtur veten dhe për të mbajtur Ramën në pushtet, si mburojë për hallet e përbashkëta. Degradimi i jetës publike, në një rreth vicioz interesash, është një nga arsyet pse Shqipëria është kthyer në një vend të pajetueshëm. Ne nuk e pranojmë këtë, në veçanti kur akuzuesit janë në prerin e Ramës dhe turpërojnë veten intelektualisht me akuza boshe. Shqipëria meriton më shumë dhe do të ketë më shumë”, shkroi dje Basha në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related