Shqiptari kthen shtëpinë në laborator kokaine, arrestohet në Itali

Data

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi kishte shndërruar dhomën e gjumit në një laborator për përpunimin dhe paketimin e kokainës. Operacioni u zhvillua në zonën Vittorio Veneto, në provincën e Trevizos.

Gjatë kontrollit në apartament, karabinierët sekuestruan rreth 1 kilogram kokainë, peshore precize dhe 36 mijë euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Sipas autoriteteve, banesa përdorej për prerjen dhe shpërndarjen e dozave, ndërsa klientët i përkisnin shtresave të ndryshme shoqërore, përfshirë sipërmarrës, studentë dhe profesionistë.

Hetimet nisën pas vëzhgimeve të lëvizjeve të dyshimta dhe qarkullimit të sasive të mëdha të drogës në zonat e njohura të jetës së natës. Pas ndjekjes dhe përgjimeve, policia ndërhyri duke e arrestuar të riun me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimi.

Gjyqtari konfirmoi masën e arrestit, ndërsa 24-vjeçari pritet të përballet me drejtësinë italiane në vijim të hetimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related