Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe

Data

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 25-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, në bashkëpunim me familjarët e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shtetasit G. Sh., 25 vjeç, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se 25-vjeçari, së bashku me familjarët e tij, ka kultivuar 1275 bimë narkotike në tokën pranë banesës së tyre, në fshatin Aliaj. Bimët narkotike janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia më 4 shtator 2025.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related