Aksident në autostradën Tiranë – Elbasan/ Kamioni përplaset me automjetin, përfundojnë në spital…

Data

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë – Elbasan, ku një kamion është përplasur me një automjet.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes dy persona, pasagjerë të automjetit kanë përfunduar në spital.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë – Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi P. A., duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksdientit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related