Shqiptarët protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Data

Vala e protestave të diasporës shqiptare ka vijuar edhe në The Hague, ku shqiptarë të emigracionit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike dhe sociale në Shqipëri.

Sipas deklaratave të pjesëmarrësve, protesta synon të ngrejë shqetësimet për emigracionin e vazhdueshëm, mungesën e mundësive për të rinjtë dhe problemet që, sipas tyre, kanë ndikuar në largimin e shumë shqiptarëve nga vendi.

Një prej protestuesve u shpreh se qëllimi i mobilizimit është ndryshimi politik dhe rritja e presionit qytetar ndaj institucioneve.

“Na kanë përzënë nga shtëpitë tona për 35 vite. Shqipërinë e përfaqësojnë arti, folklori, kultura dhe traditat”, deklaroi ai gjatë tubimit.

Protesta në Hagë është pjesë e një serie aktivitetesh të organizuara nga grupe të diasporës shqiptare në qytete të ndryshme evropiane dhe në Amerikën e Veriut, ku pjesëmarrësit kanë shprehur qëndrime kritike ndaj qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi.

Tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vazhdimin e angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ngjashme në vende të tjera ku jeton diaspora shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related