Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në “Facebook”, ka shpërndarë dje disa nga propozimet e prezantuar të shtunën e kaluar në Kuvendin Programor të PD. Bashkë me 100 ekspertët që kanë punuar në hartimin e programit, Basha trajtoi një nga çështjet më shqetësuese të viteve të fundit, që është korrupsioni. Basha shkruan se “Edi Rama e ngriti në sistem korrupsioni”, duke shtuar se PD “do të bëjë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë”. “Në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, lufta kundër korrupsionin, që pushteti i Edi Ramës ngriti në sistem, si e keqja më e madhe prej së cilës shqiptarët duhet të shkëputen një herë e përgjithmonë, është prioritet kryesor, sepse ne besojmë fort te mirëqeverisja që buron nga ndershmëria publike në dallim nga ata që të pandershmen e bënë modë dhe model të ngjitjes së shkallëve të karrierës së pushtetit. Vetëm një program me prioritet të qartë shërbimin dhe shërbesat e qytetarëve, një program që lehtëson aksesin publik në administratë, duke ia lehtësuar dhe jo duke ia vështirësuar jetën atyre, është ajo që i ka munguar më së shumti këtij vendi. Ndaj ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë njerëzve atë që u ka munguar, sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë! Propozimet kryesore të PD për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen: Themelimi i Njësisë së Zbulimit dhe Rikuperimit të Aseteve dhe Pasurive të Vjedhura, me anë e të cilës do gjurmohen pasuritë e vjedhura nga zyrtarët e korruptuar, kudo që ato janë fshehur, brenda dhe jashtë vendit, për t’ia kthyer shtetit; Ngritja e Gjykatës së Auditit, transformimi i KLSH-së në një gjykatë auditi pra nga një institucion rekomandues, në një gjykatë me të drejta të plota vendimmarrëse, ekzekutivi i të cilave do të jetë detyrues; Shqipërisë në 5 rajone, në përputhje me kërkesat e BE-së, për të fuqizuar zhvillimin ekonomik në gjithë territorin; Pushimi i të gjitha gjyqeve kundër mijëra qytetarëve që janë në gjyq me shtetin, që ata të fitojnë të drejtat e mohuara, duke lehtësuar kësodore edhe sistemin gjyqësor, i cili mbart mbi 25 mijë çështje të tilla; Qasje inovative për rezultate të shpejta dhe të prekshme nga reformat: ato do jenë gjithëpërfshirëse, do fillojnë në të njëjtën kohë në disa fronte, dhe me një mekanizëm matës për zbatimin”, shkroi Basha.
Lulzim Basha: Me programin tonë luftojmë korrupsionin, garantojmë mirëqeverisje, pushteti i Ramës e keqja më e madhe për vendin, Shqipëria meriton më shumë
Data
