“Shqipëria kërkon revolucion”/ Protestuesit marshojnë në Tiranë me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike

Data

Protestuesit vijuan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës edhe pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 41-të qytetare kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shprehën pakënaqësi edhe ndaj klasës politike në tërësi.

Në rrugët e kryeqytetit u dëgjuan thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg” dhe slogane të tjera drejtuar figurave politike.

Protestuesit deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke e cilësuar protestën si një lëvizje qytetare për ndryshim politik.

Marshimi u zhvillua në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa deri në përfundim të tij nuk u raportuan incidente të rëndësishme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related