Plas skandali në RTSH, televizioni publik në kolaps financiar, 6 milionë euro borxhe, Eni Vasili kërkon rritje pagash

Data

Radiotelevizioni Publik Shqiptar ndodhet në krizën më të thellë të dekadave të fundit, me 6 milionë euro borxhe dhe financa të rrënuara, pavarësisht miliona eurove që përfiton çdo vit nga taksat dhe tarifat e qytetarëve. Konkretisht Radiotelevizioni Publik Shqiptar, që duhet të ishte zëri i paanshëm i qytetarëve dhe një simbol i transparencës mediatike, është shndërruar prej vitesh në një çerdhe abuzimi, paaftësie dhe rrënimi financiar. Me miliona euro të derdhura çdo vit nga buxheti i shtetit dhe me përfitime shtesë nga tarifat e dekoderave të qytetarëve, RTSH sërish del me humbje, vit pas viti.

Në vend që të jetë një institucion model, ai është zhytur në një krizë të thellë financiare dhe morale. Pasi u ngjit në krye të RTSH-së me shumë bujë dhe me mbështetjen e hapur të dy forcave kryesore politike, PD dhe PS, drejtoresha Eni Vasili duket se ka filluar të ndjejë peshën e greminës që e pret. Në vend që të paraqesë një vizion për shpëtimin e këtij institucioni të sëmurë, ajo ka kërkuar ndihmën e të njëjtëve aktorë politikë që e sollën në këtë post, për ta nxjerrë nga bataku. Ironia është se, në kulmin e krizës, Vasili paralajmëron një ristrukturim të thellë të RTSH-së, që përkthehet në një furtunë largimesh dhe kërkon rritje pagash, ndërkohë që institucioni ka mbi 6 milionë euro borxhe dhe humbjet po rriten përditë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related