Marshimi i protestuesve ndalet pranë Rrugës së Ambasadave, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Data

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e saj të 41-të me një marshim në rrugët kryesore të Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kaluan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, përfshirë edhe Rrugën e Kavajës, ndërsa u ndalën për pak çaste pranë zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër qeverisë dhe përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën politike në vend.

Në këtë ndalesë, aktivisti Visar Dalipi iu drejtua protestuesve me megafon, duke u bërë thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë kërcënuar të ndjekin rrugët ligjore dhe të paraqesin kërkesat e tyre pranë përfaqësive diplomatike.

“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe pretendojnë se janë kërcënuar, duhet të paraqesin kërkesën e tyre në ambasadë,” deklaroi ai.

Marshimi vijoi më pas në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit paralajmëruan se do të vazhdojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related