“Poshtë diktatura”/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë me thirrje kundër qeverisë

Data

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e saj të 41-të, ndërsa pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, pjesëmarrësit marshuan në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër qeverisë gjatë marshimit.

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për ndryshime politike.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Rama ik”, “Arrestoni Ramën” dhe slogane të tjera drejtuar qeverisë.

Organizatorët kanë bërë gjithashtu thirrje që në protestën e radhës të bashkohen qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Protesta vijoi në atmosferë të tensionuar, por pa raportime për incidente serioze deri në përfundim të marshimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related