Shpërthim te “Delijorgji”: Dy të plagosur, lokali i shkatërruar mes xhamave të thyer dhe mobilieve të copëtuara

Data

Dy persona kanë mbetur të plagosur paraditen e sotme pas shpërthimit të një bombole gazi në një ambient ende të pafunksionalizuar pranë kompleksit “Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga shpërthimi janë dëmtuar pronari i ambientit, një 40-vjeçar, dhe punonjësi i tij 28-vjeçar. Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet nga vendngjarja tregojnë xhama të thyer, dyer të dëmtuara si dhe karrige e tavolina të shkatërruara nga fuqia e shpërthimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e bombolës së gazit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related