Tragjedi pranë Jakarta/ Dy trenë përplasen në Bekasi Timur, 14 viktima dhe mbi 80 të plagosur

Data

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur pranë kryeqytetit indonezian, Jakarta, ku dy trenë pasagjerësh u përplasën duke shkaktuar të paktën 14 viktima dhe mbi 81 të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit Bekasi Timur, rreth 25 kilometra në lindje të kryeqytetit. Sipas autoriteteve, një tren i distancave të gjata u përplas me pjesën e pasme të një treni periferik që ishte i ndaluar.

Operacionet e shpëtimit vijojnë intensivisht, ndërsa ekipet e emergjencës po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e vagonëve të dëmtuar rëndë.

Sipas zëdhënëses së kompanisë shtetërore hekurudhore KAI, Anna Purba, dy persona ende të gjallë mbeten të bllokuar në strukturat metalike të deformuara të një vagoni.

Autoritetet lokale, përfshirë policinë e kryeqytetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se përplasja ndodhi pasi një tren goditi një tjetër që nuk ishte në lëvizje.

Ky aksident konsiderohet një nga më të rëndët në zonë kohët e fundit, duke ngritur shqetësime për sigurinë hekurudhore dhe menaxhimin e trafikut në linjat pranë kryeqytetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related