Shpërthim fatal në një minierë qymyri në Kinë, të paktën 82 minatorë humbin jetën në provincën Shanxi

Data

Një shpërthim i fuqishëm gazi në një minierë qymyri në Kinë ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke lënë të paktën 82 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur ose të zhdukur.

Ngjarja ndodhi në minierën e qymyrit Liushenyu, në qytetin Changzhi, në provincën Shanxi, një nga rajonet më të mëdha minerare të vendit.

Sipas mediave shtetërore kineze, shpërthimi ndodhi rreth orës 19:30 me orën lokale, në momentin kur nëntokë ndodheshin 247 minatorë. Deri në orët e para të mëngjesit, ekipet e emergjencës kishin arritur të evakuonin mbi 200 persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende.

Televizioni shtetëror CCTV dhe agjencia Xinhua raportuan se nivelet e monoksidit të karbonit në minierë kishin kaluar normat e lejuara, çka dyshohet të ketë shkaktuar shpërthimin fatal.

Presidenti Xi Jinping ka kërkuar mobilizim të plotë të strukturave të emergjencës dhe zhvillimin e një hetimi të thelluar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e përgjegjësive.

Provinca Shanxi konsiderohet zemra e industrisë së qymyrit në Kinë, por prej vitesh është kritikuar për standarde të dobëta sigurie dhe aksidente të shpeshta në miniera, shumë prej të cilave kanë rezultuar me viktima të shumta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related