“Edi Rama i priste në zyrë dhe u jepte licensë përfaqësuesve të klanit…”/ Nuk përmbahet Vasili: Denoncimi i RAI3, kartelet e drogës kërcënojnë gazetarin Ranuci

Data

Petrit Vasili, zv.kryetar i Partisë së Lirisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” shprehet se denoncimi i RAI3 shqetësoi kartelet e drogës dhe tronditi rëndë narkoshtetin e Edi Ramës.

Vasili shkruan se pikërisht për këtë fakt kartelet e drogës kanë kërcënuar gazetarin Sigrido Ranuci, duke i telefonuar avokatit Alesandro Tinelli.

Në vijim, deputeti i PL-së akuzon edhe SPAK se po zhytet në batakun e narkotrafikut me mosveprimin e tij.

Postimi i plotë i Vasilit:

Denoncimi i RAI3, qe shqetesoi kartelet e droges dhe tronditi rende narkoshtetin e Edi Rames!

Kercenohet nga kartelet e droges gazetari Sigfrido Ranuci.  Përfaqësues të karteleve te droges kanë telefonuar avokatin Alesandro Tinelli.

Kërcënuesit i kanë përcjellë avokatit Tinelli, kërcënimet për gazetarin, Zigfrido Ranuçi.

Ku jane palaçot e Rames, qe lehnin dje ne Parlament dhe sulmonin RAI 3 si narkotrafikante te vertete dhe ulerisnin  ” shpifje shpifje” per emisionin e  RAI 3.

Edi Rama i priste ne zyre dhe u jepte license perfaqesuesve te klanit te Sinaloas, emeron ministra te brendshem, deputete, kryetar bashkie te lidhura me drogen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related