Publikohen pamjet e atentatit në Shkodër, momenti kur autorët qëllojnë me breshëri kallashnikovi ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij. Makina shpërthen në flakë nga plumbat

Data

Janë publikuar pamjet e momentit të atentatit në Shkodër, të ndodhur më 12 mars në fshatin Grudë e re, ku mbeti i plagosur studenti i Akademisë së Sigurisë Gjergji Ndërshtiqaj dhe kunati i tij, Gjon Nika

Siç shihet dhe nga pamjet autorët, që dyshohet se janë tre, kanë qëlluar me breshëri në drejtim të makinës së tyre për më shumë se një minutë

Në momentin e të shtënave, Gjon Nika ka ikur me vrap, ndërsa Gjergji Ndërshtiqaj është fshehur pas makinë.

Në momentin që makina u përfshi nga flakët për shkak të plumbave, Ndërshtiqaj largohet pak metra më tutje dhe po ashtu autorët arratisen me një mjet ngjyrë gri, i cili shumë pak larg vendngjarjes u gjet i djegur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related