I kërkuar nga Spanja për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy identitete – pritet ekstradimi

Data

Një 37-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, është arrestuar nga Policia e Shtetit në kuadër të një operacioni të posaçëm për kapjen e personave të kërkuar.

Në pranga ka rënë shtetasi Gjergji Ceka, i njohur edhe me identitetin tjetër Gjergj Kola, i cili kërkohej nga drejtësia spanjolle për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestimi u realizua në Tiranë, pas informacioneve operative dhe koordinimit mes strukturave të Policisë së Shtetit. Gjykata e Malagës i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg” që në muajin nëntor 2025, duke e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, i koduar “Operacionalja 76”, u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat e Interpol-it. Pas ndalimit, 37-vjeçari është vënë në dispozicion të autoriteteve përkatëse dhe pritet që ndaj tij të kryhen procedurat për ekstradimin drejt Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, po ndjek të gjitha hapat ligjorë për dorëzimin e të arrestuarit tek autoritetet spanjolle, ku ai do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related