Lapaj: Më 1 mars protesta e radhës, jemi forca e tretë politike në vend

Data

Adriatik Lapaj ka vijuar takimet me qytetarët jashtë vendit, ku ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe për organizimin e protestave të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.

Gjatë një takimi në Piacenza, Itali, Lapaj theksoi rolin e emigrantëve në zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar mbështetjen e tyre si thelbësore për ndryshimin që, sipas tij, kërkon lëvizja që drejton.

Ai bëri të ditur se protesta e radhës do të mbahet më 1 mars, duke shtuar se kjo do të jetë protesta e pestë radhazi. Lapaj deklaroi se pjesëmarrja në tubime është vullnetare dhe jo e organizuar përmes pagesave apo “biletave”, siç ironizoi ai në fjalën e tij.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” u shpreh se lëvizja e tij është tashmë forca e tretë politike në vend, vetëm pak muaj pas krijimit, dhe synon të zgjerojë mbështetjen për t’u kthyer në një alternativë qeverisëse.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë “për tifozllëk”, por të mbështesin, sipas tij, figura të reja dhe të pakorruptuara në politikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related