Shkodër/ Vodhën çantë me para në një berberhane, arrestohen 2 të mitur dhe një 20-vjeçar

Data

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 20-vjeçar dhe dy të mitur, pasi akuzohen për vjedhjen e një çante me para dhe sende personale të një klienti në një berberhane në lagjen “Perash”.

Operacioni i koduar “Door” u finalizua pas kallëzimit të pronarit të berberhanes, duke bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e tre autorëve të dyshuar, mes të cilëve shtetasi K.P., 20 vjeç, dhe dy të mitur 17-vjeçarë.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse të rinjtë kanë kryer edhe vjedhje të tjera. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related