Berisha: Protestuesit u tërhoqën zvarrë, invalidin e hoqën nga karrigia

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës së mbrëmshme, duke akuzuar policinë për dhunë ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sipas tij, pamjet filmike tregojnë trajtim të papranueshëm ndaj qytetarëve, përfshirë edhe persona me aftësi të kufizuara. Ai përmendi rastin e gazetarit Arjan Hasimi, për të cilin tha se mbeti i asfiksuar nga gazi lotsjellës, si dhe një protestues me aftësi të kufizuara që, sipas tij, u tërhoq zvarrë dhe u hoq nga karrigia me rrota.

“Këto janë të gjitha të filmuara. Barbari e vërtetë ndaj gazetarëve. Arjan Hasimi mbeti i asfiksuar, demonstrues tjetër me aftësi thellësisht të kufizuar u tërhoq zvarrë sikur të mos ishte njeri, e hoqën nga karrigia e tij,” u shpreh Berisha.

Ai pretendoi gjithashtu se ndaj gazetarëve është përdorur me qëllim gaz lotsjellës për t’i penguar në ushtrimin e detyrës së tyre informuese.

Sa i përket personave të shoqëruar, Berisha deklaroi se 25 qytetarë janë ndaluar nga policia, ndërsa 17 prej tyre, sipas tij, kanë marrë masa arresti pa prova konkrete.

Nga ana e autoriteteve nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related