Shkelja e ligjit/ Drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë mban fjalim në takimin e PS

Data

Rilindasit nuk lënë gjë të kundërligjshme pa bërë vetëm që të mbajnë pushtetin.

Përdorin krimin, bandat, patronazhistët që të intimidojnë qytetarët që ti detyrojnë të bëhen pjesë e rilindjes dhe shfaqjeve te tyre.

Por një nga gjërat më të rënda është përdorimi i administratës shtetërore në fushatë. Është një gjë që është e përcaktuar qartë që është e ndaluar me ligj dhe është e dënueshme. Ka edhe disa task – forca të krijuara për këtë çështje. Por që janë mbyllur në zyrat e tyre e nuk kryejnë asnjë veprim.

Niko Pelshi që drejton fushatën e tij në Korçë duket qartë Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Ilir Bajlozi që del hapur në fushatë për Partinë Socialiste.

Në takimin elektoral të Partisë Socialiste në fshatin Dishnicë të Bashkisë Korçë, drejtori rajonal mban fjalën e tij të propagandës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related