“Ke përfituar nga Enti Kombëtar i Banesave”/ Gonxhja bën për ‘ujë të ftohtë’ Nokën: Vëllezërit e motra morën banesa…

Data

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i është përgjigjur deputetit të PD, Flamur Noka, i cili hodhi akuza për të gjithë ministrat. Ministri Gonxhja i kujtoi Nokës kohën kur ka qenë drejtori i entit kombëtar të banesave. Gonxhja tha se vëllezërit dhe motra e Nokës kanë përfituar prej postit që ka pasur dikur deputeti për të marrë banesa në Sarandë dhe Tiranë.

“Ka përfituar nga enti kombëtar i banesave dhe ka bërë pastrim parash me shitje dhe blerje. Edhe shtetësja Lule Basha ka përfituar banesë duke mos e lidhur asgjë me Sarandën veçse është e motra. Mes përfituesve është edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, nëse janë vëllezër e zoti Noka. Edhe një shtetase belge që është bashkëshorte e një vëllai të Nokës.

Këto janë përfitime nga enti kombëtar i banesave nga ata që rreken për moral. Kam të drejtë morale për integritetin e zotërisë në fjalë. Përveçse duhet të përgjigjet në mënyrë ligjore”, tha Gonxhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related