Sherr në IKMT, përplasja mes zyrtarëve shkoi deri te nxjerrja e armës

Data

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje lidhur me konfliktin që ndodhi mesditën e sotme mes dy zyrtarëve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se përplasja ka nisur pas një pretendimi për një urdhër të dhënë nga kryeinspektori për të kryer kontrolle në terren. Sipas saj, konflikti mes zyrtarëve u përshkallëzua deri në nxjerrjen e armës brenda ambienteve të institucionit.

Gazetarja theksoi se edhe pse arma nuk është përdorur, situata ishte e tensionuar dhe mund të kishte përfunduar më rëndë.

Ajo shtoi se një nga personat e përfshirë në konflikt pretendonte se kishte dalë në terren me urdhër të kryeinspektorit për të kryer kontrollin përkatës. Sipas Lalës, incidenti nxjerr në pah tensionet dhe përplasjet brenda institucionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related