Shalsi: Raporti për imunitetin e Ballukut gati në fillim të javës

Data

Vendimi për çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku në Partinë Socialiste pritet të merret pasi të përfundojë raporti i Këshillit të Mandateve.

Deputeti socialist Eduart Shalsi, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se raporti mund të jetë gati në fillim të javës së ardhshme. Ai theksoi se aktualisht janë në pritje të përfundimit të punës nga specialistët përkatës.

“Ne jemi duke pritur raportin. Kam përshtypjen që në fillim të javës do ta kenë gati edhe specialistët. Unë nuk jam jurist dhe nuk jam i përfshirë drejtpërdrejt në hartimin e raportit. Mezi pres ta lexoj dhe më pas do të merret vendimi”, tha Shalsi në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend raportin e saj, ku në gjashtë pika argumenton pse duhet pranuar kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me çështjen e saj, duke lënë në fuqi pezullimin dhe duke theksuar se masa e vendosur nga GJKKO nuk kërkon autorizim nga Kuvendi dhe nuk përfshihet në garancitë e imunitetit parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related