Sherr në familje/ 30-vjeçarja merret me forcë në makinë, dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj

Data

Një konflikt i rëndë familjar ka ndodhur në qarkun e Gjirokastrës, ku një 30-vjeçare dyshohet se është marrë me forcë në automjet dhe më pas është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasve A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe ndaj shtetasit L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se, pas një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë në automjet 30-vjeçaren, motër e 34-vjeçarit dhe njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më pas, ajo është dërguar në banesën e xhaxhait, ku dyshohet se është dhunuar fizikisht nga vëllai dhe xhaxhai i saj.

Gjithashtu, sipas Policisë, shtetasi L. L., 43 vjeç, dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka bërë kallëzim pranë organeve ligjzbatuese, çka ka sjellë procedimin penal edhe ndaj tij.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related