Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në hyrje të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar tension në zonë.
Sipas raportimeve, menjëherë pas njoftimit ka ndërhyrë një efektiv i Krimeve të Rënda për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Në mbështetje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja” si dhe patrullat e Rendit, të cilat kanë shoqëruar personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.
Konflikti rrezikoi të agravonte, por ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur stabilizimin e situatës. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të përplasjes.
