Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka bërë publike renditjen e kandidatëve që konkurrojnë për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të vlerësimit sipas kriterëve ligjorë. Kjo vakancë u krijua pas mbarimit të mandatit të kryetares së mëparshme, Olta Zaçes.
Sipas listës zyrtare:
- Asim Vokshi — 89.5 pikë
- Naureda Llagami — 89.3 pikë
- Florian Ballhysa — 77.83 pikë
- Alma Faskaj — 77.77 pikë
- Genta Tafa (Bungo) — 75.44 pikë
- Alban Toro — 74.22 pikë
Në përputhje me Ligjin nr. 115/2016 dhe Vendimin nr. 5 datë 02.04.2019, KED do të hartojë raportin arsyetues për këtë procedurë — për verifikimin, vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve — dhe më pas do ta dorëzojë atë te organi që ka kompetencë emërimin përfundimtar, Gjykata e Lartë.
