Zhulali: Dosja ndaj Ballukut flet për korrupsion gjigant, abuzimi shkon deri në kërcënim jete

Data

Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike, ka komentuar hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut, për të cilën është kërkuar edhe arrestimi.

Në një dalje televizive, Zhulali deklaroi se në dosjen hetimore bëhet fjalë për “korrupsion gjigant dhe vjedhje të papranueshme të taksave të qytetarëve shqiptarë”, duke theksuar se abuzimi, sipas saj, shkon deri në kërcënimin e jetës së njerëzve.

Sipas saj, mazhoranca duhet të kishte lejuar menjëherë përballjen e Ballukut me drejtësinë, ndërsa shtoi se çdo moment i qëndrimit të saj në detyrë përbën rrezik për qytetarët.

Zhulali pretendoi gjithashtu se ekziston rrezik për ushtrim presioni ndaj vartësve dhe cenim të provave, duke kërkuar përgjegjësi të plotë ligjore për çështjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related