“Shëndetësia”/ Debate të ashpra në Komision, opozita kërkon kthimin e deputetëve të përjashtuar

Data

Debate në komisionin hetimor në shëndetësi nga disa deputetë të opozitës.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kërkoi që në komision të kthehen disa nga deputetët e përjashtuar.

“Kjo është situata e vërtetë, ne nuk po kërkojmë favore, zbatoni rregulloren, edhe kur jeni në pushtet, edhe në opozitë. Të përjetshëm në këtë dynja nuk ka, përjetësia nuk ekziston. Është e rrezikshme që në kondita të tjera, të jetë ky standardi i komisionit. Pa kontroll në qeveri, jemi në diktaturë.

Uzurpimi, marrja e vendit këtu, e mbledhim, janë turpe që nuk janë parë në komisionet hetimore.Kryetarja është për t’i kthyer fytyrën minimale këtij komisioni. Është e turpshme, kjo mënyrë funksionimi. Kjo është kokëfortësi që nuk ka çon asgjëkundi. Nuk mbyllet këtu e vërteta, të vërtetat atje janë. Janë përpjekje që shëmtojnë parlamentin”, theksoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related