GJKKO i hap rrugë SPAK, kontroll total i celularëve në dosjen Balluku, priten zbulime të forta për tenderat milionë

Data

Gjykata e Posaçme (GJKKO) i ka dhënë dritën jeshile SPAK për të kontrolluar të gjitha celularët dhe pajisjet elektronike të sekuestruara në hetimin ndaj Belinda Balluku.

Vendimi i firmosur nga gjyqtari Erjon Çela lejon zbërthimin e të dhënave që konsiderohen me interes për hetimin, duke përfshirë komunikime mes zyrtarëve dhe biznesmenëve të lidhur me çështjen.

Hetimet lidhen me dyshime për paracaktim tenderash dhe ndërhyrje në procedura publike me vlera miliona euro, ku sipas SPAK janë zbuluar edhe mesazhe komprometuese nga pajisjet e sekuestruara.

Ky zhvillim vjen pas një praktike të re, të diktuar nga Gjykata Kushtetuese, që kërkon miratim gjyqësor për analizimin e pajisjeve elektronike.

Tashmë, fokusi zhvendoset te vendimi i Kushtetueses që pritet në ditët në vijim, i cili do të përcaktojë nëse këto prova do të përdoren në hetim apo do të shpallen të pavlefshme.

Në varësi të këtij vendimi, dosja mund të marrë një kthesë vendimtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related