Për kryetaren lokale të PD, Shkodër, njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak, Eljona Shkreli, aksioni i IKMT-së në Theth është një çmenduri e kryeministrit Edi Rama, për të ndërhyrë edhe në punët e pushtetit vendor.
Në një intervistë për një emision televziv, Shkreli tha se aksioni i çmendurisë së kryeministrit, siç zyrtarja e PD, preferoi ta etiketonte, vjen në kulmin e sezonit turistik dhe tregon papërgjegjshmërinë e Ramës, pas së cilit fshihet interesi klientelist dhe personal për të grabitur tokat e banorëve të Thethit.Një akt i tillë sipas Shkrelit, ka ndodhur edhe nga komunistët, por këtë radhë Rama po shemb banesat në Theth për t’ua kaluar oligarkëve, në mënyrë që të ndërtojnë resorte.
Banorët e shqiptarët janë të bindur se duke parë këtë kryeministër në 12 vite që s’ka parë interesin e qytetarë ka shitur tokën e shqiptarëve për oligarkët e klientët e tij. Nuk fshihen qëllime të mira, por fshihen qëllime që kryeministri i ka treguar ndër vite. Që ia ka shitur oligarkëve e klientëve të tij, aksion i befasishëm.
