SPAK duhet të jetë më i ashpër në luftën kundër pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit!

Data

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, në daljen e tij të parë televizive, pranoi se po përballen me fenomenin e pastrimit masiv të parave në ndërtim. Megjithatë, ai nuk dha asnjë informacion të qartë mbi masat konkrete që janë marrë për të luftuar këtë problem.

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vazhdojnë ta rendisin Tiranën ndër pesë qytetet më të shtrenjta në Evropë sa i përket papërballueshmërisë për blerjen e një prone.

Kush e pengon Altin Dumanin të hetojë këtë fenomen dhe të krijojë një task forcë speciale për ta adresuar atë?

Bëhet fjalë për miliarda euro që pastrohen në sektorin e ndërtimit, duke e kthyer blerjen e një shtëpie në një luks të paarritshëm për shqiptarët e thjeshtë.

Kjo situatë i detyron ata të përballen me dy zgjedhje të vështira: të korruptohen ose të përfshihen në aktivitete kriminale, nëse duan të sigurojnë një shtëpi.

Sipas sondazheve, institucioni më i besuar nga shqiptarët është pikërisht SPAK-u, që drejtohet nga Altin Dumani. Por, nga ana tjetër, dy partitë kryesore, PS dhe PD, po e sulmojnë nga të gjitha anët këtë institucion, duke u përpjekur të minojnë punën e tij.

Ajo që nevojitet në këto momente është një qëndrim i qartë nga shqiptarët. Duhet t’u hiqet mbështetja partive politike që sulmojnë SPAK-un, për të përcjellë një mesazh të fortë drejtësisë:

SHQIPTARËT DUAN DREJTËSI TË VËRTETË DHE TË PANDIKUAR!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related