Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar sërish probleme serioze në aksin Qukës–Qafë Plloçë, duke sjellë ndërprerje të qarkullimit dhe bllokim të plotë të mjeteve në disa segmente të rrugës.
Pavarësisht kostos së lartë të ndërtimit, që kap vlerën rreth 260 milionë euro, ky aks vazhdon të përballet me problematika të përsëritura edhe pas reshjeve të para të shiut, duke ngritur shqetësime mbi qëndrueshmërinë dhe cilësinë e punimeve.
Si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve, një pjesë e rrugës është bllokuar plotësisht, duke pezulluar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar vështirësi për drejtuesit dhe banorët e zonës.
Autoritetet kanë nisur ndërhyrjet për pastrimin e rrugës dhe vlerësimin e situatës, ndërsa nuk dihet ende se kur qarkullimi do të rikthehet plotësisht në normalitet.
