Tri ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, rezultatet paraprake po japin një panoramë gjithnjë e më të qartë për përbërjen e re të Kuvendit. Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë vijon, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 68 për qind e fletëvotimeve.
Në këto zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Fitorja i takon Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka dalë bindshëm forcë e parë, duke siguruar shumicën e mandateve parlamentare.
Sipas të dhënave të deritanishme, pesë kandidatët më të votuar për secilën parti janë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV):
Albin Kurti – 240.263 vota
Glauk Konjufca – 187.285 vota
Albulena Haxhiu – 98.092 vota
Hekuran Murati – 97.208 vota
Donika Gërvalla – 87.303 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Bedri Hamza – 109.795 vota
Arian Tahiri – 50.873 vota
Përparim Gruda – 47.331 vota
Uran Ismaili – 37.295 vota
Sala Jashari – 34.428 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
Lumir Abdixhiku – 53.314 vota
Hykmete Bajrami – 33.484 vota
Ukë Rugova – 29.489 vota
Avdullah Hoti – 26.200 vota
Doarsa Kica Xhelili – 25.958 vota
Lista Serbe:
Igor Simiq – 119.623 vota
Sllavko Simiq – 20.392 vota
Liljana Stefanoviq – 19.042 vota
Millan Kostiq – 16.170 vota
Nemanja Bishevac – 15.805 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
Ramush Haradinaj – 27.779 vota
Daut Haradinaj – 17.151 vota
Besnik Tahiri – 16.465 vota
Bekë Berisha – 12.110 vota
Agim Çeku – 11.242 vota
Sipas projeksioneve aktuale, ndarja e mandateve në Kuvend pritet të jetë: 56 ulëse për LVV-në, 23 për PDK-në, 15 për LDK-në, 9 për Listën Serbe dhe 6 për AAK-në.
Personi më i votuar deri tani rezulton Albin Kurti, i cili pritet të thyejë sërish rekordin personal të zgjedhjeve të kaluara. Numërimi i votave vijon dhe rezultatet përfundimtare pritet të konfirmojnë përbërjen e plotë të Kuvendit të ri të Kosovës.
