Shehaj thërret protestë më 5 mars: “Stop grabitjes së pronave”

Data

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë thirrje për protestë më 5 mars, në orën 18:00, para Kuvendit të Shqipërisë, pas tensioneve të regjistruara në Rrjoll.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Shehaj publikoi pamje nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë, duke akuzuar autoritetet për përdorim dhune ndaj banorëve që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në zonë.

Ai ftoi qytetarët që pretendojnë se janë prekur nga abuzimet me pronat, përfshirë banorët e Rrjollit dhe Durrësit, t’i bashkohen protestës për të kërkuar, sipas tij, ndalimin e “grabitjes së pronave” dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Shehaj theksoi se reagimi qytetar është i domosdoshëm përballë asaj që e cilëson si përdorim force dhe presioni ndaj protestuesve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related