Meta publikon video nga Kuvendi: “Reforma u votua me 69, jo 140 vota”

Data

Ish-Presidenti Ilir Meta reagoi nga qelia ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Në një postim në Facebook, Meta publikoi një video nga seanca parlamentare e vitit 2016 dhe pretendoi se reforma nuk u miratua me 140 vota, siç deklaron Rama, por me 69 vota.

Ai theksoi se më 22 korrik, në përvjetorin e miratimit të reformës, do të publikojë detaje të tjera mbi procesin, duke e cilësuar votimin si rezultat të presioneve politike të asaj kohe.

Reforma në Drejtësi u miratua në Kuvend në korrik 2016, në një nga seancat më të rëndësishme të legjislaturës së asaj periudhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related