SHBA uron Kosovën për 18-vjetorin: Partneritet i fortë për një të ardhme të sigurt

Data

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se këtë vit përvjetori i Kosovës përkon me 250-vjetorin e SHBA-së, duke nënvizuar se dy vendet qëndrojnë së bashku ndërsa Kosova vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë.

Prattipati kujtoi se partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës ka nisur para shpalljes së pavarësisë, që në vitin 1996, kur u hap zyra e parë amerikane në Prishtinë. Sipas saj, që prej asaj kohe, SHBA ka mbështetur vazhdimisht rrugëtimin demokratik të Kosovës.

Ajo shtoi se SHBA pret të zgjerojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë, investimeve dhe sigurisë, si dhe inkurajon ndërtimin e një të ardhmeje shumetnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related