Rama në Prishtinë, Kurti: Të zgjerojmë marrëveshjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë detaje nga takimi i zhvilluar në Prishtinë me homologun shqiptar, Edi Rama, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjet bilaterale ekzistuese mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për fushat ku ato mund të zgjerohen më tej. Sipas tij, palët kanë biseduar për mundësi të reja bashkëpunimi, shfrytëzimin më të mirë të potencialeve të përbashkëta, si dhe për sfidat me të cilat përballen të dy vendet.

Kurti theksoi se, me mandatet e ripërtërira të qeverive respektive, synimi është forcimi i bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, në mënyrë që t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Rama u prit gjithashtu edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related