SHBA mohon rrëzimin e avionit nga Irani, Komanda Qendrore: Pretendimet janë dezinformim

Data

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë pretendimet e Iranit për rrëzimin e një avioni luftarak amerikan, duke i cilësuar ato si pjesë e një fushate dezinformimi.

Deklarata vjen pasi Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) pretendoi se kishte goditur një avion amerikan të tipit F/A-18 mbi qytetin Çabahar, duke përdorur sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Menjëherë pas këtyre pretendimeve, Komanda Qendrore e SHBA reagoi përmes një postimi në platformën X, duke theksuar se asnjë avion amerikan nuk është rrëzuar.

“Fushata e dezinformimit nga regjimi iranian është e përhapur. Gënjeshtrat për rrëzimin e një avioni amerikan kanë qarkulluar disa herë me imazhe të rreme ose mashtruese,” thuhet në reagim.

Autoritetet amerikane theksuan se pretendime të tilla janë shpërndarë më parë në rrjete të ndryshme dhe nuk përputhen me realitetin në terren.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa të dyja palët vijojnë të shkëmbejnë akuza dhe deklarata të forta në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related