Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur shqetësime lidhur me përdorimin e medikamentit Tylenol, duke u bërë thirrje grave shtatzëna dhe prindërve që të tregojnë kujdes ekstrem në përdorimin e tij.
Në një deklaratë publike, Trump thekson se gratë shtatzëna duhet ta përdorin Tylenol-in vetëm në raste absolutisht të domosdoshme, ndërsa për fëmijët e vegjël ai shprehet se nuk duhet të përdoret për asnjë arsye.
Ai u ndal gjithashtu edhe te politikat e vaksinimit për fëmijët, duke deklaruar se numri i injeksioneve është ulur ndjeshëm dhe duke bërë thirrje që vaksinat të administrohen të ndara në disa doza dhe në vizita të veçanta mjekësore. Sipas tij, vaksina MMR duhet të ndahet në tre doza të ndryshme, ndërsa vaksinat e lisë së dhenve dhe hepatitit B duhet të merren veçmas dhe në moshë më të rritur.
Trump thekson se këto masa synojnë rritjen e sigurisë për fëmijët dhe mbrojtjen e shëndetit të grave shtatzëna, duke kërkuar një qasje më të kujdesshme dhe të kontrolluar ndaj medikamenteve dhe vaksinave.
