Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e djeshme fletën tip të mbledhjes së nënshkrimeve për nismën ligjvënëse për shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi fletën tip për mbledhjen e nënshkrimeve për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, nga Komiteti Përfaqësues i nismës ligjvënëse të përbërë nga Kristaq Kume, Olta Qevjani, Linert Lirëza, Mirjam Reçi, për propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve të realizohet brenda 3 muajve nga vendimmarrja e Komisionerit Shtetëror i Zgjedhjeve. Me kërkesë të palës së interesuar u shty shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues . Kristian Luigj Shkreli, kryetar bashkie në Bashkinë Vau-Dejës, Qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë.
Nisma ligjvënëse për ndryshime në Kodin Zgjedhor, miratohet fleta tip e nënshkrimeve
Data
