Donald Trump: Armët ruse dhe kineze janë të padobishme përballë fuqisë ushtarake të SHBA-së

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të forta në lidhje me konfliktin me Iranin, duke theksuar epërsinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ai u shpreh se në këtë përballje “nuk ka konkurrencë”, duke nënvizuar se armët që disponon Irani, përfshirë ato me origjinë nga Rusia dhe Kina, nuk janë efektive kundrejt teknologjisë amerikane.

“Iranianët kishin armë shumë të mira – ruse dhe kineze – por ato janë të padobishme kundrejt armëve tona”, deklaroi Trump.

Këto komente vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku përplasjet dhe kërcënimet mes palëve kanë rritur shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

Deklaratat e presidentit amerikan pasqyrojnë qëndrimin e fortë të Uashingtonit në raport me zhvillimet ushtarake dhe rivalitetin global me fuqitë e tjera si Rusia dhe Kina.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related