Halli është kush fiton kredite nga fatkeqësia e Azbiut”/ Shabani zbulon prapaskenat e sherrit Lapaj-Qori në protestë

Data

Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, ka zbuluar detaje nga sherri mes mbështetësve të ‘Lëvizjes Bashkë’ të Arlind Qorit dhe Adriatik Lapajt, drejtuesit të ‘Shqipëria Bëhet’. Shabani tha në një emision televiziv se sherri në protestën e organizuar për çështjen e një efektivi të Policisë që tentoi tentoi të vetëvritej, nisi për një mikrofon.

Ai tha se nuk ishte dakord me zhvillimin e asaj proteste, por shtoi se nëse ‘Nisma Thurje’ do të organizonte një protestë, mikrofoni për të folur do i jepej kujtdo që kishte dëshirë, përfshi edhe Arlind Qorin nëse do të ishte aty.

“Tani përplasja aty ishte pasi njëra palë thoshte ‘e kam unë mikrofonin’, është aktiviteti im dhe thërriste Policinë e i thoshte ‘merreni këtë’. Ndërsa Adriatiku me një lloj dëshire dhe protagonizmi mendonte se duhet të fliste meqë kishte ardhur deri aty… Për mua nuk duhet të ishte bërë si protestë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related