Deputeti demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës. Ai tha se e vetmja gjë që duhet të bëjë mazhoranca është që t’i heqë mandatin Olta Xhaçkës. Basha me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan se opinioni i Venecias ka thënë shkurt se nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i hiqni mandatin Olta Xhçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë.
