Ervin Salianji letër pensionistëve nga qelia: Bëje vetë drejtësinë me votë, ja pse

Data

I privuar nga liria, ish-deputeti Ervin Salianji i kushton vëmendje pensionistëve. Letrën e radhës të dërguar nga qelia ish-deputeti demokrat e ka për pensionistët, të cilët sipas tij, janë shtresa më e shpërfillur dhe e tallur e vendit. Në letrën e tij, Salianji akuzon kryeministrin Rama se është tallur me këtë shtresë dhe përpjekjet e tij të ditëve të fundit janë vetëm për shkak të afrimit të zgjedhjeve elektorale. Duke sjellë në vëmendje rritjen e pensioneve në rajon dhe krahasimi me 4.1 përqind në Shqipëri, Salianji u kujton pensionistëve që të bëjnë vetë drejtësi në zgjedhjet e vitit që vjen.

“Po shkruaj një letër sot, për një nga ata, prindi, gjyshi ose gjyshja e secilit. Ti që ke punuar 40 vite, dhe merr sot një pension mesatar prej 160 euro, a e di se në gjithë Ballkanin këtë vit rritja ishte nga 40 deri në 50 euro në muaj. Edhe Kosova i shtoi me 20 perqind. Vetëm Edi Rama u tall me 4.1 përqind. A mendon se e meriton ti këtë Kryeministër? Ti që blen më pak mish, i merr portokallet dhe mollët me kokrra, që ndan një cep të djathit të lirë, pas 40 vitesh a më shumë kontribute, a meriton më shumë, apo të mjaftojnë batutat dhe kunjat e Kryeministrit. Ti që ndihmon fëmijët e tu që ata të punojnë, duke u kujdesur për nipat e mbesat, duke i çuar e marrë nga shkolla, duke i mbajtur çdo ditë me orë të tëra, a mendon se je sërish duke kontribuar për këtë vend e shoqëri, dhe është e tepërt që në fund të ditës të dëgjosh romuze nga Kryeministri kur thotë se jeni bërë shumë e skema s’ju mban dot. A mendon se ke dhënë e duruar mjaftueshëm për të bërë çdo ditë llogari nëse duhet ta marrësh me ujë, apo ujë atë kafen e mëngjesit. Do pranosh të tallesh sërish nga Edi Rama?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related